• Komuna Kashar
  • Komuna Kashar
Home
Nenshkruhet Marreveshja e Bashkepunimit midis Njesive Vendore, Kashar, Vore, Berxull dhe Preze per te realizuar nje projekt te perbashket ne ndihme te sipermarrjeve, sipas eksperiences se Sangro Aventino-s.
E enjte, 27 Mars 2013 11:23

assi_4Komuna Kashar, Bashkia Vore, Komuna Berxull dhe Komuna Preze duke marre iniciativen per tu perfshire ne Projektin e Ministrise se Brendshme ne bashkepunim me Ministrine e Zhvillimit Ekonomik Italian nenshkruan nje Marreveshje bashkepunimi ne ambjentet e Komunes Kashar ne pranine e mediave televizive, per krijimin e nje zyre te vetme “One Stop Shop” e cila do te permiresoje standartin e sipermarrjeve ne vend por gjithashtu do te jape mundesine e nje plani te detajuar mbi biznesin, performancen e tyre, vendet e punes ne keto territore duke u bazuar ne eksperiencen italiane te One Stop Shop-it te Sangro Aventino-s. Eksperienca e programit Europian do te sjelle nevojen e nje bashkepunimi strategjik dhe operativ me te madh mes Insitucioneve qe kane detyrat dhe funksionet e programit dhe zhvillimit lokal. Ne kete ceremoni ishin te pranishem Zv. Ministri i Brendshem Ferdinand Poni, Drejtori Z.Ilir Kurti, Kryetaret e Njesive Vendore te perfshira Besnik Fuçia, Fiqiri Ismaili, Ymer Marku, Ahmet Halili, perfaqesues te Projektit nga Shoqata Sangro Aventino, Raffaele Trivilino dhe perfaqesues nga bizneset qe operojne ne keto zona.

 

Më shumë...
 
Inagurohet fillimi i punimeve per ndertimin e nje xhamie ne Kus
E enjte, 27 Mars 2013 11:01

xhamia_1Ky objekt kulti, ndertimi i se cilit eshte iniciative e komunitetit myslyman do ti sherbeje rreth 400 banoreve te ketij fshati. Ne inagurimin e fillimit te punimeve mori pjese Kryetari i Komunes, Besnik Fuçia; Administratori i kesaj iniciative, Buhin Plaku; Imami, Bilal Shkrepi dhe pjesetare te ketij komuniteti. Imami gjate falenderimeve te aktoreve te kesaj nisme dhe mbeshtetjes se Kryetarit te Komunes, Besnik Fuçia shprehu se nje tulle e vendosur sot ne ndertimin e kesaj xhamie le te jete nje fillim per te vendosur te gjithe ne nga nje tulle ne permiresimin e frymes se bashkepunimit dhe te jeteses se perditshme. Kryetari i Komunes tha se do te jete gjithmone i disponueshem te mbeshtese iniciativa qe i vijne ne ndihme komunitetit, duke vijuar me pas me vendosjen e nje tulle ne kete kulti ne forme simbolike.

Më shumë...
 
Pranvera Franokofone ne shkollen e mesme “Sadik Stavileci”
E enjte, 27 Mars 2013 10:36

frankofoni_1Tashme eshte kthyer ne nje plan mjaft te gjere diplomatik, kulturor dhe artistik inicimi i aktiviteteve ne Javen Frankofone. Ne diten e sotme nxenesit e shkolles se mesme “Sadik Stavileci”, por edhe nxenes nga shkollat e tjara u perfshine ne nje event mjaft te vecante, duke promovuar diversitetin kulturor te Shqiperise dhe Frances, duke aktruar, kenduar por edhe duke sjelle humor nepermjet interpretimeve te krijuara nga vete nxenesit e shkolles dhe ne kujdesin e mesueses se gjuhes frenge te kesaj shkolle, Valbone Ajdini. Kryetari i Komunes, Besnik Fuçia ndoqi nga afer te gjithe aktivitetin duke shprehur se keto evente ku aktoret kryesore jane vete nxenesit jane eventet me te bukura por edhe me te rendesishme.

Më shumë...
 
Takim "Rritja e Perfaqesimit te Grave nga zonat Rurale ne jeten Politike dhe Sociale"
E shtunë, 15 Mars 2013 12:18

 

IMG_1973Partneret Shqiperi, Qendra per Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti ne Partneritet me Shoqaten e Komunave te Shqiperise, me mbeshtetjen financiare te Bashkimit Europian ne kuader te Instrumentit per Demokraci dhe te Drejtat e Njeriut organizuan ne diten e sotme, ne Kashar takimin ne kuader te Projektit “Rritja e Perfaqesimit te Grave nga zonat Rurale ne jeten Politike dhe Sociale” Projekt ky, i cili synon te mbeshtese dhe fuqizoje grate qe jane me pak te perfaqesuara jo vetem ne proçeset dhe strukturat vendim-marrese por edhe ne fushat e tjera politike dhe private. Ne fazat e meparshme te projektit eshte krijuar Forumi i Grave Drejtuese me pjesemarrjen e 24 grave nga 12 Qarqe te Shqiperise.
Ne takimin e sotem mori pjese Agron Haxhimali, Muhamet Aliçka perfaqesues nga Shoqata e Komunave dhe Irena Bendo, Juriste e Komunes Kashar si nje nga dy perfaqesueset e Qarkut Tirane ne Forumin e Grave Drejtuese.
Më shumë...
 
Kryetari i Komunes, Besnik Fuçia merr pjese ne konferencen e organizuar nga Asambleja e Rajoneve Europiane, Poloni
E enjte, 13 Mars 2013 13:32

480318_563503577001626_488776826_nKryetari i Komunes, Besnik Fuçia niset per ne Varshave, Poloni per te marre pjese ne konferencen "Rinia si burim kyç per rritjen rajonale ne kohe krize" me ftese te Asamblese se Rajoneve Europiane. Konferenca organizohet ne 08 Mars 2013 dhe perfshin rreth njeqind pjesemarres nga e gjithe Europa per te shkembyer praktikat me te mira rajonale ne perballimin e krizes, duke i dhene rendesi te veçante te rinjve dhe grave sipermarrese.

 

 
<< Fillim < mbrapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 para > Fund >>

1 faqe nga 14

gazeta_janar_2012

informaliteti

C_Users_Elison_Desktop_plani_-_1

guida

formular

galeri1

 

i

kontakt

projekte2

komuna kashar